Përfaqësuesja e Francës arriti fitore 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales dhe kështu vazhdoi në fazën tjetër.
Në këtë fitore golin e parë në takim e shënoi Antoine Griezmann, i cili pas ndeshjes komplimentoi skuadrën për paraqitjen e mirë, posaçërisht në fazën mbrojtëse.
“Ne e dinim që duhet të mbroheshim mirë sepse luanim ndaj më të mirit në botë”, ka thënë Griezmann, duke iu referuar Lionel Messi.
“Kishte periudha kur Argjentina ishte më e mirë se ne dhe kishte periudha kur ne ishim më të mirë”.
“Ne arritëm të shënojmë gola në shanset tona”, ka shtuar Griezmann.
Franca është skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.
Në çerekfinale francezët do të luajnë me Përfaqësuesen e Uruguait. /Telegrafi/