Barcelona e ka përmbysur rezultatin ndaj Real Betisit në 2-1 në kuadër të javës së dytë në La Liga.
Ishin vendasit ata të parët që kaluan në epërsi me anë të Nabil Fekri në minutën e 15-të, mirëpo Antoine Griezmman i barazoi shifrat në fund të pjesës së parë.
Duket se sulmuesi francez sonte është tejet i disponuar për lojë dhe nuk po lejon të vërehet mungesa e Lionel Messit dhe Luis Suarezit që janë të lënduar.
Griezmann e ka përmbysur rezultatin për Blaugranasit në minutën e 50-të, pas asistimit që pranoi nga Sergio Roberot, që po ashtu asistoi ehe te goli i parë. /Telegrafi/