Antoine Griezmann dëshiron që të shënojë dhe të festojë në Camp Nou kundër Barcelonës në fundjavë.
Atletico Madridi vazhdon ta mbajë sulmuesin edhe pse ka interesim të madh nga Manchester United dhe Barcelona.
Griezmann shënoi tri herë ndaj Sevillas dhe katër herë ndaj Leganes, duke treguar formën e lartë në të cilën po kalon.
“Nuk kam shënuar kurrë në Camp Nou dua të shënoj dhe të festoj të dielën”.
“Jam i fokusuar që të bëjë diçka të madhe me klubin dhe kombëtare. Jam shumë i koncentruar në këto dy skuadra”.
“Dua ta shijoj këtë moment me ekipin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, por edhe me kombëtaren në Kupën e Botës. Nuk mendoj larg kësaj”.
📈 | @bwin prepared a stat from #AtletiLeganés
💯⚽ @AntoGriezmann has now scored over 100 goals for our club!
Well done, Antoine!! 🙌🙌🙌
➡ https://t.co/JpiPn6BIrH
#AúpaAtleti pic.twitter.com/UlKAIaiW63— Atlético de Madrid (@atletienglish) March 1, 2018
“Nuk do të them se do të largohem, pasi thuhen gjërat e njëjta qe katër vite dhe unë vazhdoj të jem këtu”, ka thënë Griezmann.
Ai ka shënuar 15 gola këtë edicion në La Liga. /Telegrafi/