Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte insiston ta blejë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Francezi është duke treguar formë të lartë në këtë sezon të garave, dhe ai ka dhënë kontribut të madh që skuadra e Diego Simeones është në garë për titullin e kampionit në La Ligë dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas mediave britanike, Conte ka kërkuar nga ‘Blutë’ e Londrës ta blejnë sulmuesin francez gjatë verës që vjen, edhe pse lojtari ditë më parë deklaroi se është mirë në Atletico dhe nuk dëshiron largimin nga “Vicente Calderone”.
Për ta lënë të lirë Griezmannin, Atletico Madrid kërkon mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/