Futbollisti i Barcelonës, Antoine Griezmann do të jetë njëri prej lojtarëve kyç të trajnerit Ronald Koeman.
Klubi katalanas i ka besuar francezit numrin 7, të cilin do ta mbajë veshur në fanellë duke nisur që nga sezoni i ri.
Por, konfirmimi i lajmit ka ardhur në mënyrë krejt unike. Basketbollisti i famshëm amerikan Kevin Duran ka zbuluar për të gjithë fansat numrin e ri të kampionit të botës Griezmann.
Thanks @KDTrey5 !!! Un honor vestir el 7 en el Barça! #SomHi #Grie7mann #ViscaBarça https://t.co/c1sk4lHH4D
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 11, 2020
Numrin 7, francezi Griezmann e ka mbajtur edhe tek Atletico Madridi, ndërsa në sezonin e parë te Barça u përfaqësua me numrin 17.
Kujtojmë që ky numër i përkiste Coutinhos, i cili tashmë do të zgjedh një numër të ri. /Telegrafi/