Antoine Griezmann u përplas me tifozët e Atletico Madridit në ndeshjen ndaj Valencias.
Francezi edhe një herë u përfol për një largim të mundshëm dhe gazetat në Spanjë raportuan ditë më parë se largimi i tij gjatë verës është i sigurt.
Kjo gjë nervozi tifozët e klubit spanjoll dhe sa herë që Griezmann kishte topin ata fishkëllenin dhe brohoriteshin kundër tij.
Në minutën e 89-të 26-vjeçari nuk duroi më dhe reagoi në drejtim tyre.
Ai ishte duke sulmuar skuadrën kundërshtare gjatë një kundërsulmi dhe për një moment u ndalua në mesin e fushë.
Griezmann bëri me gisht që ata të ndalen dhe pastaj shprehi nervozen e tij. Lojtari në fjalë pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0, golin e vetëm për vendasit e shënoi në minutën e 59-të Angel Correa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MjIFBqZbjpk