Telegrafi

Griezmann mohon kalimin te Man United

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të largohet nga skuadra e Diego Simeones për Manchester United këtë verë.

Raportet nga The Independent kanë deklaruar se një marrëveshje mes dy klubeve që përfshijnë një çmim rekord botëror të transferimeve ishte afër dhe sulmuesi francez ishte ‘tepër i etur’ për një kalim në Old Trafford.

Megjithatë, ish-lojtari i Real Sociedadit pas golit të barazimit të shënuar për Los Rojiblancos ndaj Athletico Bilboas në San Mames të dielën, bëri një gjest para kamerave që la të kuptohet që nuk do të largohet, përcjell Telegrafi.

“C’est ma Maison ici!” (“Kjo këtu është shtëpia ime!”), ka thënë Griezmann qëllimshëm para kamerave të vendosura anash të fushës, dhe kjo duket se tregon se ai nuk do të largohet nga klubi Madrid.

Ndryshe, javën e kaluar, Simeone ka pranuar se ai nuk do të bllokonte një marrëveshje, por konfirmoi se 25-vjeçari është pjesë thelbësore e planeve të tij me Atleticon. /Telegrafi/