Antoine Griezmann thotë se kishte të drejtë që nuk u largua nga skuadra spanjolle.
Atletico Madrid ka fituar trofeun e parë sezonal ndërkombëtar – Superkupën e Evropës.
Sulmuesi francez, Griezmann ka triumfuar me bashkëlojtarët kundër Real Madridit me rezultat 4-2.
“Kam qëndruar sepse ka parë një projekt të mirë, kam besim në këtë klub, në Cholo … Sot pashë se nuk kam gabuar”, tha Griezmann.
“Do të ishte loja e pestë, zyrtare e parë, që bëmë shumë punë, shumë përpjekje … Ata që erdhën më ndryshuan, ne duhet të vazhdojmë kështu, sepse jemi një grup i madh”, tha lojtari.
Gjersa rreth paraqitjes së dobët kundër Los Blancos, futbollisti kishte edhe një arsyetim se nuk është i përgatitur mirë fizikisht.
“Isha nën nivelin tim. Kjo është ndeshja ime e dytë pas rikthimit me kombëtaren. Nuk jam mirë i përgatitur fizikisht”, tha Griezmann.
Theksojmë se golat për Realin i shënuan Sergio Ramos dhe Karim Benzema, gjersa te Atletico realizues i dyfishtë ishte Diego Costa si dhe nga një sosh e shënuan Saul dhe Koke. /Telegrafi/