Telegrafi

Griezmann këshillohet të ndjekë shembullin e Zidane dhe të rikthehet nga pensionimi tek Franca

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është këshilluar që ta ndjekë shembullin e Zinedien Zidanes dhe të anulojë vendimin e tij për pensionim nga kombëtarja e Francës.

Griezmann i cili ka 137 paraqitje për ‘Gjelat’, vendosi që t’i jap fund karrierës me kombëtaren muajin e kaluar.

Pasi bëri debutimin e tij në vitin 2014, Griezmann u bë pjesë e pandashme e ekipit të Didier Deschamps duke luajtur një rol kyç në triumfin e Botërorit 2018 dhe kualifikimin në finalen e Katarit katër vite më vonë.

Sipas një raportimi të ri nga Romain Molina, Griezmann mund ta konsiderojë rikthimin nga pensionimi në të ardhmen, duke ndjekur hapat e Zidanes.

Molina shtoi se Griezmann po pret që paraqitjet e Francës të marrin kahje të gabuar para se potencialisht të marrë vendimin për rikthim.

33-vjeçari thuhet se mbeti i zemëruar për faktin se Deschamps e bëri kapiten Kylian Mbappen pas pensionimit të Hugo Lloris, pasi u ndje se rëndësia e tij në ekip ishte minuar.

Zidane u pensionua nga futbolli ndërkombëtar pas eliminimit të Francës në Euro 2004, para se të bënte rikthimin një vit më vonë.

Ai menjëherë u emërua kapiten i Francës dhe e udhëhoqi ekipin drejt finales së Botërorit 2006 të cilën e humbën në penallti ndaj Italisë me rezultat 5-3./Telegrafi/