Site icon Telegrafi

Griezmann ishte afër PSG-së, e konfirmon agjenti i tij

Antoine Griezmann zhvilloi bisedime me Paris Saint-Germain para se përfundimisht të nënshkruaj një marrëveshje të re me Atletico Madrid.

Ylli francez ishte i lidhur shumë me një largim nga Atletico përpara Euro 2016, me Chelsea, Manchester United dhe PSG që besohet të jenë ndër admiruesit e tij.

Griezmann në vend të kësaj zgjodhi të qëndrojë në Atletico, por PSG duket ka bërë një lëvizje për 25-vjeçarin para se të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, sipas një prej përfaqësuesve të tij, Eric Olhats.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Ka pasur bisedime me drejtorin sportiv të PSG-së, Olivier Letang. Paris Saint-Germain ishin të interesuar në nënshkrimin e tij. Ne dëgjonim atë që ata kishin për të thënë, sepse PSG është një klub me një projekt interesant”, tha Olhats për RMC.

“Ne përfundimisht zgjodhëm të vazhdojmë me Atleticon pas këtyre bisedimeve edhe pse ofertat e ndryshme peshonin shumë. Por, ju nuk e dini se çfarë ndodh në të ardhmen”, përfundoi agjenti i sulmuesit francez. /Telegrafi/

Exit mobile version