Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ishte tejet i zemëruar me gazetarët pas fitores ndaj Espanyolit.
Menjëherë pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 1-0 ishte Griezmann ai që i lodhur u drejtua në zhveshtore për t’u takuar me gazetarët.
Njëri prej tyre e pyeti sërish për të ardhmen dhe nëse ai është ende i lumtur te Atletico.
Përgjigja e Griezmann ishte mjaft e ashpër, ku ai e la në gjysmë intervistën dhe u drejtua në zhveshtore.
“Mjafton më, ok?”, u përgjigj Griezmann para se të ndalonte intervisten për t’iu drejtuar zhveshtoreve.
Griezmann po lidhet shumë me një kalim te Manchester United. /Telegrafi/