Site icon Telegrafi

Griezmann flet për mundësinë e kalimit te Unitedi

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka zbuluar se ka 60 për qind shans që ai të bashkohet me Manchester United këtë verë me dy javë për të vendosur të ardhmen e tij.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Old Trafford dhe Griezmann ka folur për transferimin e mundshëm për herë të parë.

Lexo po ashtu Griezmann: E lë Atleticon vetëm për NBA!

Griezmann diskutoi të ardhmen e tij në Quotidien të Francës, me bisedën e tij bashkë me prezantuesin e emisionit.

“Ku do të jetë Antoine Griezmann sezonin e ardhshëm?, pyeti intervistuesi sulmuesin francez

“Pyetja shumë e mirë, mendoj se do të vendoset brenda dy javëve të ardhshme”, deklaroi Griezmann.

Lexo po ashtu Oblak zëvendësues i De Geas?

Pastaj prezantuesi e pyeti francezin se sa janë shanset për të parë veten te Manchester Unitedi, sikurse David Beckham.

“E mundur, e mundur. Nga dhjetë do të thosha gjashtë”, përfundoi sulmuesi i Atleticos. /Telegrafi/

Exit mobile version