Telegrafi

Griezmann është prioritet i PSG-së në rast të shitjes së Neymar ose Mbappe

Antoine Griezmann (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann ka qenë vazhdimisht shënjestër e klubeve të pasura evropiane, ndërsa nuk ka dyshim se në afatin e ardhshëm kalimtar do të nisen ofertat drejt Atletico Madridit.

AS raporton se edhe francezi është duke i shqyrtuar opsionet për të ardhmen e tij, mirëpo duke qenë se ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh për prishjen e kontratës, atëherë ngushtohet lista e klubeve që mund ta transferojnë atë.

Antoine Griezmann (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Aktualisht, Atletico nuk dëshiron të bisedojë për një shifër më të ulët, ndërsa Paris Saint-Germaini është ndër klubet që mund ta paguajnë këtë shifër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antoine Griezmann

Derisa po flitet që Real Madridi mund ta rrëmbejë njërin nga yjet e kampionit francez, Neymarin apo Kylian Mbappen, PSG është vënë pas Griezmannit.

27-vjeçari e konsideron si mundësi të mirë transferimin e klubi kryeqytetas, i cili po forcohet çdo vit e më shumë. /Telegrafi/