Telegrafi

Griezmann e quan Simeonen shpëtimtar të Atleticos

Antoine Griezmann nuk do të mund ta paramendonte Atletico Madridin pa trajnerin Diego Simeone.

Sulmuesi francez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Atletico Madridit dhe është një prej kandidatëve për Topin e Artë.

Mirëpo, meritat më të mëdha për këtu suksese, Griezmann ia adreson trajnerit Simeone, transmeton KosovaPress.

Lexo po ashtu Griezmann: Qëndrova në Atletico shkaku i Simeones

“Kisha frikë se këtë verë Simeone mund të largohej nga Atletico. Ne kemi nevojë për të pasi që mësojmë shumë nga një njeri si ai”, ka thënë Griezmann.

“E telefonova dhe desha që të sigurohesha që ai do të qëndronte edhe më tutje pasi që unë dhe lojtarët e tjerë e duam aty, ai është shpëtimtar i këtij klubi”, theksuar francezi.

Lexo po ashtu Simeone i lumtur në Atletico

Simeone është pjesë e Atletico Madridit nga viti 2011 dhe deri më tani ka arritur të fitojë një herë Ligën e Evropës, La Ligën dhe ka qenë dy herë finalist i Ligës së Kampionëve.