Telegrafi

Griezmann e pranon: Nuk jam në nivel me Messin dhe Ronaldon

Antoine Griezmann është i sinqertë dhe nuk e tepron duke e lavdëruar vetën.

Sulmuesi francez shpesh herë është krahasuar me dy futbollistët e jashtëzakonshëm si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Mirëpo anëtari i Atletico Madrid ka thënë se nuk është ende në nivelin e argjentinasit dhe portugezit.

“Nuk ndjehem si Messi dhe Ronaldo. Ata dy janë në një tjetër nivel. Më duhet të fitojë shumë tituj që të jem i barabartë me Messin dhe Ronaldon”.

“Unë jam i lumtur në Atletico dhe dua të fitojë shumë tituj me këtë skuadër. Nëse do ta arrijë këtë do të krahasohem me Messin dhe Ronaldon”, deklaroi Griezmann.

Trajneri i tij, argjentinasi Diego Simeone e ka krahasuar gjithnjë me Messin dhe Ronaldon francezin, por ai nuk mendon kështu.

“Jam i kënaqur me Simeonen që më krahason me Messin dhe Ronaldon, kjo më motivon mua të punojë edhe më shumë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/