E ardhmja e Antoine Griezmann pritet të jetë një nga ngjarjet më interesante të afatit kalimtar veror.
Ai dëshiron që e ardhmja e tij të zgjidhet shpejt dhe të shkojë në Kupën e Botës me të ardhme të sigurt.
“E ardhmja ime do të vendoset përpara Kupës së Botës”.
“Unë dua të shkoj në Rusi me mendje të qartë. Mendoj se kjo është ajo që të gjithë dëshirojnë”.
Griezmann e ka bërë të qartë këtë në një konferencë për shtyp, pasi nuk dëshiron që gjatë Kampionatit Botëror të pyetet për të ardhmen.
“Do të kishte shumë pyetje që do të ktheheshin në mërzi dhe këtë nuk e dua, pasi dua të flas për gjëra të tjera”, ka thënë Griezmann.
Ai aktualisht ka një kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2022.
Prej shumë kohësh është duke u folur për një kalim të tij të mundshëm te Barcelona. /Telegrafi/