Antoine Griezmann është shumë i bindur se Atletico mund të përmirësojë situatën para golit në derbin madrilen të së shtunës.
Skuadra e Simeones ka shënuar vetëm 19 gola në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe është tetë pikë prapa lideres, Barcelonës.
“Kjo është një ndeshje që duhet ta fitojmë në stadiumin tonë të ri i cili do të jetë i mbushur dhe me plot entuziazëm”.
“Është ndeshje e madhe, sigurisht, jo vetëm për tifozët dhe klubin, por edhe për lojtarët. Këto janë ndeshje që dëshironi të luani dhe të keni impakt pozitiv”.
“Ne kemi probleme para golit, në stërvitje po bëjmë mirë në sulm, por nuk po përkthehet në ndeshjet nef ushë, por ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në këtë aspekt”, potencoi Griezmann.
Griezmann u transferua te Atletico në vitin 2014 ku në 120 paraqitje ai ka shënuar 62 gola.
Ai po ashtu ka 49 paraqitje për kombëtaren A të Francës, për të cilën ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/