Site icon Telegrafi

Grezda vjen me një vendim të madh

Eros Grezda ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” ku ka bërë me dije se zgjedhja e tij e vetme është Shqipëria, teksa tregon gjithashtu se është kontaktuar nga trajneri Bunjaki dhe ia ka komunikuar vendimin.

“E kam marrë me kohë vendimin. Kam thënë që do të luaj për Shqipërinë dhe i qëndroj kësaj fjale që kam thënë”.

Ndër të tjera në intervistë Grzda ka zbuluar emrat e ekipeve të interesuara dhe ato nuk janë pak.

“Dinamo ka kërkuar të dhëna për transferimin tim. Gjithashtu edhe Rijeka ka qenë shumë e interesuar për mua”.

“Ka disa ekipe edhe jashtë Kroacisë që kanë kontaktuar menaxherin tim. Pescara në Itali, Trabzonspor në Turqi, Kaiserslautern, Munich 1860 dhe Freiburg në Gjermani, si dhe Genk. Në përfundim të ndeshjes së fundit, drejtuesi e Genk kontaktuan me menaxherin tim”.

“Prefereca? Në Kroaci synimi është Dinamo e Zagrebit, ndërsa jashtë saj do më pëlqente një kalim në Gjermani”.

Exit mobile version