Telegrafi

“Grezda do të nënshkruajë më një klub të madh”

Eros Grezda do të luajë në një klub të madh dhe atë ndoshta që nga janari.

Adrian Aliaj, ish-futbollisti i Kombëtares, i cili tashmë është menaxher, ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku flet kryesisht për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Mes të tjerave, ai ka zbuluar se në janar Eros Grezda, mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit, do të transferohet në një ekip të madh evropian.

Ofertat për të janë të shumta, ndërkohë që vlonjati nuk bën të ditur emrin e ekipit.

Grezda pret debutimin me Kombëtaren A dhe mund të bëhet që nga ndeshja me Izraelin.