Eros Grezda është prezantuar si futbollisti më i ri i skuadrës së madhe skoceze Rangers.
Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh duke u larguar nga Osijeku për t’iu bashkuar gjigantit skocez.
Rangers pagoi rreth tre milionë euro për transferimin e Grezdës që ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare.
Reprezentuesi shqiptar ka folur për televizionin e klubit rreth aventurës së tij të re.
“Si fëmijë kam ëndërruar për një klub të madh dhe tani ja ku jam. Do të jetë një eksperiencë e pabesueshme për mua”, tha Grezda.
“Ishte koha e duhur për mua që ta bëj hapin e madh në karrierë. Jam në një kampionat shumë të fortë dhe është koha e duhur t’i tregojë vlerat e mija”, vazhdoi tutje gjakovari.
23-vjeçari thotë se mezi pret të luaj para tifozëve të zjarrtë të Rangersit, që duhet të presin nga ai gola.
“Po pres me padurim që të luajë në një ndeshje zyrtare këtu me tifozë të flaktë”.
“Tifozët duhet të presin nga unë që në çdo ndeshje do ta jap maksimumin për klubin dhe ta”.
“Jam një lojtarë i shpejtë dhe mund të shënoj gola, shpresoj të jenë gola fitues gjithmonë”, përfundoi Grezda.
Gjatë karrierës së tij, Erosi ka luajtur në futbollin slloven me skuadrat Zavrc dhe Aluminj para se të kalonte në futbollin kroat tek Lokomotiva e Zagrebit dhe Osijeku. /Telegrafi/