Site icon Telegrafi

Grezda: Ndeshje e madhe me Spanjën, fanellën e ndërroj me Iscon

Eros Grezda po i pret me shumë entuziazëm dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit Rusi 2016, ndaj Spanjës në transfertë dhe me Italinë në “Loro Borici”.

Helmimi i papritur në prag të takimit me Maqedoninë jo vetëm që e la jashtë formacionit me fqinjët tanë, por i la pasoja fizike, që gjithsesi nuk e ndalën për t’i dhënë fitoren Osijekut në përballjen me një rival direkt si Hajduku i Splitit.

“Ishte një moment i keq kur u helmova e kam vuajtuer edhe në ekipin tim. U aktivizova më Hajdukun dhe shënova gol në minutat e fundit. Kam humbur dicka fizikisht por tani jam më mirë”.

“Kam shënuar edhe një në kupë. Me Hajdukun ishte më i rëndësishëm sepse u shënua në derbi ndaj një skuadre rivale për vendin e tretë. Ishtë në minutën e fundit dhe të shijon më shumë. Isha shumë i gëzuar sepse i dhashë tri pikë skuadrës sime.”

Grezda po stërvitet individualisht në Beograd për të qenë në formën më të mirë të mundshme për kombëtaren, pasi shpreson të aktivizohet me Panuccin si me Spanjën dhe Italinë.

“Në Spanjë është ndeshje më e madhe, sepse me Italinë kam debutuar. Nëse do të më jepet mundësia dua ta ndërroj fanellën me Iskon.

Kampionati kroat sikurse ka ndodhur me disa lojtarë të kombëtares shqiptare shihet si trampolinë nga Grezda për të kaluar në një nga ligat më të forta evropiane.

“Unë sapo kam ardhur të Osijeku dhe jam shumë i lumtur këtu. Kampionati kroat të lejon të shkosh në një kampionat më të fortë. Kampionati gjerman më pëlqen, gjithashtu edhe ai spanjoll”.

Exit mobile version