Telegrafi

Grezda: Ndaj Norvegjisë nuk ishim në gjendjen e duhur fizike

Stefan Johansen dhe Eros Grezda gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Norvegjisë (Foto: Getty Images)

Edhe Eros Grezda evidentoi se gjendja fizike e shumë lojtarëve, ndikoi në rezultatin ndaj Norvegjisë.

Ndërsa gjakovari theksoi se edhe bashkëpunimi me debutuesit nuk ishte në lartësinë e duhur.

“Çfarë nuk shkoi në këtë takim? Në fakt provuam gjithçka, duke ndryshuar edhe skemën, por nuk ia dolëm të marrim rezultat”.

“Mendoj se ndikuan kushtet në të cilat u luajt ndeshja, ndërsa kundërshtari ishte shumë më lart edhe fizikisht”.

“E thashë edhe më parë se nuk ishim në gjendjen e duhur fizike. Duhet të evidentojmë se sot debutuan disa lojtarë, me të cilët nuk është se ishim harmonizuar shumë dhe nuk arritëm të bashkëpunonim siç duhet”.

“A ndikon aktivizimi në gjendjen fizike? Patjetër që po, pasi të luash vazhdimisht mësohesh me ritmin e lojës dhe je më i fortë”.

“Ne kishim dëshirë për të luajtur, por kjo nuk mjafton kur nuk je mirë fizikisht. Shpresoj që lojtarët që po luajnë pak, të marrin më shumë minuta, sepse kemi cilësi për t’u bërë një skuadër shumë e mirë”, ka thënë Greza. /SS/