Site icon Telegrafi

Grezda: Ishte penallti, shpresoj ndaj Izraelit të jetë gjithçka ndryshe

Eros Grezda në miqësoren ndaj Norvegjisë (Foto: Trond Tandberg/Getty Images/Guliver)

Eros Grezda ishte një nga më të mirët për Shqipërinë, në miqësoren me Jordaninë, duke krijuar një mori rastesh, teksa iu mohua edhe një 11-metërsh i pastër.

Ndonëse vjen pas një dëmtimi të gjatë, sulmuesi anësor i Rangersit në Skoci, tregoi se është gati të ndihmojë Shqipërinë, duke filluar që nga ndeshja në Izrael.

Si u ndjeve dhe për çfarë ju shërbeu kjo sfidë? Trajneri vendosi të eksperimentojë me një skemë 3-5-2 dhe dëshironte të shikonte gjendjen e disa lojtarëve. Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë, duke nisur që nga unë, që nuk jam në formën më të mirë, pasi vij nga një dëmtim dhe nuk jam stërvitur maksimalisht. Gjithsesi shpresoj që me Izraelin gjithçka të jetë ndryshe dhe të marrim tre pikët”.

Panucci ka thënë shpesh se fanella e Kombëtares duhet ndjerë dhe çdo lojtar duhet të japë 100 për qind? Është e drejtë. Ne flasim shpesh me trajnerin dhe e dimë se duhet të japim maksimumin për kombëtaren. Shpresoj dhe besoj se që nga ndeshja me Izraelin, kushdo që do të luajë, do të japë maksimumin për të arritur fitoren”.

Keni luajtur pas sulmuesit, mendoni se është pozicioni juaj më i mirë? Ju i njihni cilësitë e mia dhe e dini se unë nuk luaj dot në maksimum, kur jam me shpinë nga porta. Gjithsesi jam koshient që nuk kam formën më të mirë fizike, ndaj besoj se do të jem më mirë në ndeshjen me Izraelin”.

A ishte penallti, ndërhyrja ndaj jush? Ka qenë një shtyrje shumë e fortë nga mbrapa dhe ishte një penallti e pastër”, ka thënë Grezda, shkruan SS.

Exit mobile version