Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e sotme ndaj Turqisë.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen dhe golin në fitoren 3-2 ndaj Turqisë.
“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin e parë me fanellën e Shqipërisë ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren Kombëtares”.
“Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut. Nuk dua të flas për zërat rreth afatit kalimtar, pasi kam babin që merret me pjesën jashtë fushës”.
Grezda foli edhe për përqafimin me trajnerin Cristian Panuccin pas golit.
“Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te bankina, teksa Panucci më hapi duart dhe e përqafova”.