Telegrafi

Grevistët e Hekurudhave të Maqedonisë takuan ministrin Sugareski, premtohet zgjidhje e problemeve

Pas fillimit të grevës së punëtorëve maqinerik në Hekurudhat e Maqedonisë, ka reaguar menjëherë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Goran Sugareski ka realizuar takim me Sindikatën e personelit maqinerik pranë Hekurudhave të Maqedonisë, si edhe me drejtorin e përgjithshëm të Hekurudhave të Maqedonisë.

MTL-ja bën të ditur se në takim është diskutuar për çështjen e grevës, pra për vonesat në rroga si edhe për kërkesat tejra të punëtorëve. Sugareski ka premtuar shqyrtim dhe zgjidhje të këtyre problemeve./Telegrafi/

Lexo po ashtu Grevë në Hekurudhat e Maqedonisë, këto janë arsyet dhe kërkesat e punëtorëve maqinerik