Site icon Telegrafi

Grevistët e Fabrikës së Tubave e presin Bajramin në Tendë (Video)

Të nxehtit e verës i kishte qitur jashtë tendave të Tendës në të cilin qëndrojnë prej më shumë se një vit e gjysmë punëtorët e Fabrikës së Gypave nga Ferizaj.

Ndonëse sot është festë Bajrami ata nuk e kanë ndarë mendjen që të shkojnë në shtëpitë e tyre për këtë festë.

Nën hijen e një pemë e cila është jo larg Qeverisë së Kosovës (vend afër të cilit është i vendosur shatori), pesë punëtor grevist prisnin familjarët por edhe qytetarët kalimtar të cilin u uronin atyre festën e Fitër Bajramit.

Dikush me ndonjë ëmbëlsirë e dikush tjetër me pije freskuese ishin mysafirët për ditën e sotme të punëtorëve grevist të fabrikës së Gypave nga Ferizaji.

Gjashtë punëtorë qëndrojnë në këtë tendë pasi të tjerë para disa kohësh e kanë ndërprerë për shkak të problemeve shëndetësore, pasi në këtë tendë kanë përcjellë temperaturat e larta dhe ato të ulëta.
Fabrika e Gypave në Ferizaj është privatizuar në vitin 2007 , më metodën e spin-off –it special. Por, mbi 25 milion euro ish punëtorët konsiderojnë se i takojnë atyre.

Njazi Asllani, kryetar i këshillit grevist të Fabrikës se Gypave, thotë se pavarësisht se sot është ditë feste këta punëtorë do të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e objektivave të tyre.
’U uroj Bajramin të gjithëve, ne do qëndrojmë këtu, vijnë familjarët na vizitojnë. Jemi të vendosur, pavarësisht temperaturave të larta dhe ditës së Bajramit. do ti përballojmë deri sat ë përfundoj kjo çështje, do të presim këtu”, ka thënë për Indeksonline Asllani.

Problem paraqitet edhe sigurimi i ushqimit, pajisjet dhe mjetet e nevojshme për të qëndruar në tendë, kontrollimet mjekësore dhe hospitalizimi i të sëmurëve.
Greva për këta punëtor ka filluar më 27 maj të 2014-ës.

Kërkesat e tyre janë shlyerja e borxhit për mbi 25 milionë euro që janë paga të papaguara për 10 vjet të 912 punëtorëve të kësaj fabrike.

Në favor të këtyre punëtorëve kishte vendosur edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykatë vendosi që dhënia e mjeteve të ekzekutohet nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Exit mobile version