Site icon Telegrafi

Grevë në Hekurudhat e Maqedonisë, këto janë arsyet dhe kërkesat e punëtorëve maqinerik

Personeli maqinerik në Hekurudhat e Maqedonisë ka filluar që të mos kryej detyrat dhe obligimet tjera në shenjë proteste nga vonesa në pagesën e rrogave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, ndërprerja e punës është bërë që në mëngjesin e sotëm, pra në ora 7:00. Gjithashtu protestohet edhe për rritje selektive të rrogave vetëm për një pjesë të punëtorëve.

Dushko Çakarovski, përfaqësues i punëtorëve, bën të ditur se kërkohet pagesa e pjesës së dytë të rrogës së prillit dhe pagesa e rrogës së majit. Gjithashtu kërkohet një rregullore për vlerësimin e vendit të punës.

Ai bën të ditur se sot do të lëshohen në qarkullim vetëm linjat hekurudhore për në Manastir (ora 14:00), Gjevgjeli (ora 16:55), si edhe linja ndërkombëtare Selanik-Shkup-Beograd dhe anasjelltas. Çakarovski bën të ditur se nesër do të lëshohet vetëm linja ndërkombëtare, nëse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ndërmerr gjë./Telegrafi/

Exit mobile version