Në institucionet arsimore ka nisur greva dy orësh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars.
Greva dy orëshe po mbahet në çerdhet publike, shkollat dhe në universitetet publike.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës kanë thënë se greva nuk po mbahet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për atë që Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.
Siç u bë e ditur grevë dy orëshe do të ketë edhe në orarin e pasdites.
Ndryshe, për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.