Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe disa sektorë tjerë në sistemin publik janë në grevë.
Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.
Ndërsa, Avokat i Popullit, Naim Qelaj u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.
E për këtë, Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut ka thënë se sot do ta dorëzojnë të Avokati i Popullit një draft-propozim.
“Në draftin tonë, janë përgjigjet, nga ajo që na ka dërguar Avokati i Popullit dhe plotësimin e saj që ne mendojmë për arritjen e një marrëveshje finale. Ne kemi bërë një draft-propozimi që e ka dërguar Avokati i Popullit, mbrëmë në konsultim me sindikatat komunale, sot kemi me dorëzu te Avokati i Popullit”, ka thënë Ymeri.
Po ashtu sipas tij, të mërkurën pritet të ketë një takim drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nesër pritet të ketë një takim kryetarja e Unionit të Sindikatave me kryeministrin Kurti”, ka thënë ndër të tjera Ymeri.
Ndryshe, ditë më parë Avokati i Popullit u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.
Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një komunikate për media kishte theksuar se pavarësisht takimeve nuk është arritur një marrëveshje në mes palëve për ndërprerjen e grevës. /Telegrafi/