Site icon Telegrafi

Greta Thunberg tallet me Donald Trumpin gjersa presidenti po largohej nga Shtëpia e Bardhë

Greta Thunberg është tallur me Donald Trumpin gjersa ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Aktivistja kundër ndryshimit të klimës nuk ka hezituar që për herë të fundit ta ngacmon presidentin amerikan para se të udhëtonte drejt Floridas.

Ajo përmes llogarisë së Twitterit, Greta ndau një pamje të 74-vjeçarit duke hipur në helikopterin presidencial “Marine One” në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

“Ai duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Kaq bukur për tu parë!”, ka shkruar 17-vjeçarja.

Lexo po ashtu "Qetësohu, Donald, qetësohu!": Greta Thunberg i ‘hakmerret’ presidentit Trump, duke përdorur fjalët e përdorura nga ai, 11 muaj më parë

Është e sigurt se Greta dhe Trump nuk janë miq të mirë dhe disa herë janë ngacmuar. Në nëntor të vitit 2020, adoleshentja i tha presidentit të atëhershëm në detyrë të ‘qetësohej’ pasi ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale si ‘mashtrim’ dhe se rivali i tij, Joe Biden nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë.

Gjatë një konference për shtyp para një viti, republikanit i kishte thënë aktivistes se duhej të punonte me ‘zemërimin’ e saj.

Lexo po ashtu Presidenti Donald Trump ironizon përsëri me Greta Thunberg

“Unë nuk thashë zemërim, i thashë menaxhimit të zemërimit”, korrigjoi Trump, transmeton Telegrafi.

‘Sa vjeçe është ajo?’ Trump bëri pyetje, duke injoruar pyetjen e reporterëve nëse SHBA mund të bënte më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës, siç ka këmbëngulur Thunberg.

Trump gjithmonë i ishte referuar suedezes si fëmijë dhe adoleshente që duhet të mësojë më shumë në shkollë. /Telegrafi/

Exit mobile version