Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, thotë se është jashtëzakonisht e mundshme që ajo dhe bababi i saj të kenë kontraktuar coronavirusin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo thotë se të dy filluan të përjetonin simptoma pas një turneu të fundit në Evropë, përpara se vendet të fillonin të mbyllnin kufijtë e tyre.
Asnjëri prej tyre nuk është testuar, pasi Suedia po trajton raste me simptoma më serioze, ndërsa mjekët janë deklaruar se ka pasur shumë raste kur njerëzit shfaqin simptoma shumë të buta, ose aspak.
Thunbgerg tha se ishte izoluar sapo u kthye nga Evropa Qendrore, dhe kishte udhëtuar me trena, ndërsa nuk dëshironte të vinte në rrezik askënd tjetër.
Mirëpo pas disa ditësh ajo deklaroi se ka mundësi të ketë kapur virusin në ajër.
“Ndoshta kam qenë e lodhur, meqënëse nuk gjendem në rrezik dhe nuk e kam marrë shumë seriozisht, mirëpo mund të jetë edhe rrezikshme, pasi mund ta kem e mos të jemi në dijeni për të”, ka thënë ajo./Telegrafi/