Aktivistja e re mjedisore, Greta Thunberg i ka dhënë mbështetje kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden.
Adoleshentja suedeze shtoi se kurrë nuk ndërhyn në partitë politike, por se zgjedhjet e ardhshme amerikane janë shumë të rëndësishme.
“Sidoqoftë, dua të them, ju e dini! Organizohuni dhe bindni të gjithë të votojnë për Bidenin”, shkroi Thunberg në llogarinë personale në Twitter.
Thunberg u bë e njohur në mbarë botën pasi filloi një grevë urie kundër ndryshimit të klimës në vitin 2018, e cila gjë dërgoi në krijimin e një lëvizje globale Friday, for Future, mund të tërheqë votues të rinj që përndryshe nuk dalin në votime.
Ndryshe, pasi revista Times e shpalli “Person i Vitit” në vitin 2019, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tall me Thunbergun, duke shkruar se ajo duhet të punonte për problemet e saj të kontrollit të zemërimit. /Telegrafi/
I never engage in party politics. But the upcoming US elections is above and beyond all that.
From a climate perspective it’s very far from enough and many of you of course supported other candidates. But, I mean…you know…damn!
Just get organized and get everyone to vote #Biden https://t.co/gFttFBZK5O— Greta Thunberg (@GretaThunberg) October 10, 2020