Greta Koçi ka realizuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Sjena ni moti” mban titullin kënga e re e këngëtares, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.
Greta ka paralajmëruar publikun e saj së ky projekt do të publikohet të premten në orën 14:00, duke publikuar edhe një pjesë të videoklipit.
Ky projekt vjen pas atij të titulluar “I besova” të publikuar dy muaj më parë, i cili hasi në disa probleme që në fillim duke u hequr e kthyer më pas në “Youtube”./Telegrafi/