E ftuara e kësaj jave në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtarja Greta Koçi, e cila së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e saj me Genc Prelvukaj, “Nuk ka dashni”.
Gjatë intervistës,këngëtarja e njohur ka folur për karrierën e saj të gjatë në muzikë, por edhe përvojën e saj në politikë.
A do t’i kthehet ajo politikës? Duket se rikthimi është në planet e saj të afërta, madje vijon t’i mbajë kontaktet me miqtë në PD.
“Kam kontakte me Berishën. Shkoj shpesh në zyrë e takoj. Kontaktoj me mesazhe”.
“Klipet e mia i sheh vetë. Dua shumë të përkushtohem në muzikë. Politika plan i mirë për të ardhmen”, është përgjigjur këngëtarja. /Telegrafi/