Telegrafi

Greta Koçi publikon projektin e ri me videoklip

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Greta Koçi ka lansuar projektin më të ri muzikor.

Këngëtarja e mirënjohur ka publikuar këngën me titullin “S’po m’len nana”.

Kënga erdhi me tekst dhe muzikë nga Edlir Begolli, ndërsa për videoklipin u kujdes Max Production.

Foto: Greta Koçi/Instagram

Projekti i ri i artistes nga Shqipëria tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Greta lansoi një potpuri muzikore me këngëtarin e mirënjohur, Afrim Muçiqin. /Telegrafi/