Telegrafi

Greta Koçi po bashkëpunon me Danin për këngën e re

Greta Koçi (Foto: Instagram/gretakoci1)

Këngëtari shqiptar, Ramadan Krasniqi i njohur si Dani duket se është artisti i preferuar i shumë femrave të estradës për bashkëpunime.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Luana Vjollcën, Dani tani po vjen në duet me Greta Koçin.

Kjo u bë e ditur nga vetë këngëtarja nga Shqipëria e cila solli një pjesë të shkurtër të këtij projekti në rrjetet sociale. “Të shtunën ora 12:00 publikohet kënga e re “Jeta ime” ft Dani”, ka shkruar ajo.

Greta Koçi (Foto: Instagram/gretakoçi1)

Greta po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte muzikore pa lënë anash edhe koncertet e ndryshme.

Ajo prej vitesh i ka rezistuar kohës, gjë që ka bërë të pëlqehet mjaft shumë për muzikën që sjell.

Zeshkania është duke punuar pa ndalë dhe në ditët në vijim do keni projekte të tjera nga Koçi. /Telegrafi/