Këngëtarja Greta Koçi pritet që shumë shpejt të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Gena.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Greta ka publikuar disa fotografi të reja në të cilat shfaqet mjaft atraktive, teksa vë në pah edhe gjoksin e saj.
Në mbishkrimin e njërës prej fotografive, ajo ka lënë një përshkrim interesant.
“Nuk jetoj në botën e meshkujve përderisa jam grua në të”, ka shkruar këngëtarja Greta Koçi.
E njëjta vazhdon të jetë e angazhuar edhe në biznes, pasi tash e sa kohë ka hapur me motrën e saj, Enin, një atelie me veshje në Tiranë. /Telegrafi/