Site icon Telegrafi

Greta Koçi e konfirmon se është në një lidhje dashurie

Greta Koçi (Foto: Instagram)

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që e ka ruajtur me shumë fanatizëm jetën e saj personale.

Fjala është për këngëtaren Greta Koçi, e cila sa herë që është pyetur për statusin e saj, është deklaruar se është ‘single’ dhe se akoma nuk ka gjetur mashkullin e duhur.

Megjithatë, zeshkania së fundmi ka qenë e ftuar tek emisioni “Rudina”, ku veç projektit të fundit “Lum kush m’ka” ka zbuluar edhe shumë të pathëna tjera.

Greta Koçi (Foto: YouTube)

Gjatë bisedës për jetën private të Koçit, Rudina e ngacmoi paksa duke i thënë se astrologe Meri tha që shenja e Peshores këtë vit duhet të vendosë në dashuri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Greta Koçi

“Varej nga ty tha Meri. Se je ti ajo që nuk pranon dhe refuzon. Por këtë vit duhet të vendosësh”, i tha Rudina.

“Këtë vit besoj që jemi në ujëra të mirë”, u përgjigj Greta duke e bërë për herë të parë lidhjen publike, gjë që shpreson t’i realizohen planet.

Megjithëse zbuloi se është në një romancë dashurie, Greta nuk ka treguar më shumë për personin që ia ka rrëmbyer zemrën.

Sa i përket projekteve muzikore, “Lum kush m’ka” mban titullin kënga që erdhi e përpunuar nga Koçi në fund të muajit shkurt. /Telegrafi/

Exit mobile version