Telegrafi

Greta Koçi: A e dini se kush do t’ju japë gjithçka?

Para tre muajve solli këngën më të re për fansat dhe u pëlqye shumë prej opinionit të gjerë.

Bëhet fjalë për Greta Koçin, të cilën nuk e kemi parë ka vite në krah të ndonjë të dashuri.

Por duket se bukuroshja ka gjetur se kush mund t’i dhurojë lumturinë në jetën e përditshme.

Në fakt, ajo ka lënë një mesazh kuptimplotë në llogarinë personale në Instagram teksa thotë se vetvetja e përmbush në jetë.

“A e dini se kush do t’ju japë gjithçka? Vetvetja”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Greta Koçi: Nuk marr pjesë në festivale sepse fituesi dihet

Ndërkohë, ditë më parë ka folur për pjesëmarrjen në festivale, ku ka cilësuar se nuk ka vlerësim të ndershëm.

Ndryshe, zeshkania është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/