Telegrafi

Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, është bërë nënë për herë të parë.

Artistja nga Shqipëria bëhet e ditur se ka mirëpritur një djalë.

Lajmin e ka njoftuar përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Greta Koçi

“Është dita më e bukur e jetës sime. Faleminderit Zotit dhe gjithë ekipit mjekësor në Amsterdam”, tha mes tjerash 32 vjeçarja.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ndërkohë nuk e ka zbuluar asnjëherë partnerin, duke e lënë akoma misterioz për fansat e publikun.

Greta përkundër kësaj nuk është ndalur për asnjë moment duke realizuar këngë të reja. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram