Telegrafi

Greta dhe Eni Koçit i prishet vetura: Mjeshtri i ndërron gomën gjersa ato qëndrojnë në automobil! (Foto)

Motrave Koçi, Greta dhe Eni Koçit u është prishur makina në mes të rrugës në kryeqytet.

Për këtë, dy vajzat kanë kërkuar ndihmën e mekanikut i cili është vënë menjëherë në shërbim të tyre, por si “dy zonja të rënda” ato nuk kanë denjuar të zbresin nga makina duke ia vështirësuar punën të riut mekanik që po tentonte t’i rregullonte rrotën.

Mesa duket, për shkak të famës, dy motrat kanë nguruar të zbresin nga frika e ekspozimit e fotografimit megjithëse nuk ia kanë dalë t’i shpëtojnë aparatit. /newsbomb/