Site icon Telegrafi

Greta dhe Eni Koçi i ndajnë një diplomë nënën së tyre (Foto)

Motrat Koçi kanë një marrëdhënie mjaft të ngushtë me të ëmën, Afërditën. Mamaja e Enit dhe Gretës ka qenë mbështetja më e madhe e vajzave në karrierën e tyre.

Kur Greta doli fillimisht në skenë, zonja Afërdita ishte edhe menaxherja e saj. Tashmë e Enit është Greta, pasi me siguri mamaja është “lodhur”. Gjithsesi të dy vajzat për dashurinë, mbështetjen e madhe që ju ka dhënë, sot në ditëlindjen e saj kanë vendosur ta “diplomojnë”.

Në një kornizë tipike diplomash, Greta dhe Eni i shkruajnë të ëmës “Kjo diplomë i jepet Znj. Afërdita Koçi, për kontributin e palodhshëm si grua, nënë, e bashkëshorte. Faleminderit për çdo grimcë të dashurisë që na fal”.

Bashkë me diplomën Greta ka edhe një urim të bukur për të ëmën…

“Ti je gjëja më e shtrenjtë më e dashur që kam. Je ajo që më ke dhënë jetë, edukim, dashuri dhe sot falë teje une ndihem krenare për çfarë jam. Edhe 100 Mami”,-shkruan Greta në Instagram.

Një ide dhurate shumë e bukur për nënën, pasi ajo ka detyrën më të rëndësishme në jetë…të rrisë dhe të edukojë fëmijët në mënyrën e duhur.

Exit mobile version