Site icon Telegrafi

Gresa tregon profesionin e rinisë së Shkurtes

Gresa Behluli dhe Shkurte Fejza (Foto: Instagram/gressabehluli)

Shkurte Fejza është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar në zhanrin muzikor, në të cilin ajo interpreton.

Mirëpo, jo shumëkush e di profesionin e saj apo ndonjë punë tjetër që ka bërë pos këndimit.

Të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, dy vajzat e mëdha të këngëtares Shkurte Fejza, Gresa dhe Besiana Behluli, u bënë pjesë e një sfide mjaft interesante për të zbuluar se cila prej tyre e njihte më shumë të ëmën.

Në një prej pyetjeve, vajzat duhet të tregonin se cili ka qenë pasioni i rinisë së Shkurtes, transmeton Top Channel.

Ishte Gresa ajo që zbuloi se këngëtarja ka punuar për rreth gjashtë vite mësuese, një profesion që e dashuronte dhe e kujton ende me nostalgji.

Exit mobile version