Site icon Telegrafi

Gresa rrëfen eksperiencën e saj me një regjisor që i kërkoi favore seksuale për një rol

Konkurrentja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka ndarë një eksperiencë të hidhur nga jeta e saj profesionale, ku ka treguar se si një regjisori i kërkoi favore seksuale për t’i ofruar një rol.

Gresa ka folur për këtë ngjarje të papranueshme gjatë një bisede në emision, pas një pytjeje që u bë nga Vullneti, i cili hapi temën.

Ajo tregoi se kishte aplikuar për një rol dhe kur ishte takuar me regjisorin, ky i fundit i kishte bërë një kompliment për pamjen e saj, duke thënë: “Tepër sytë e bukur i paske”.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, më pas, ai i kishte thënë: “Çka kishe thënë, nëse dy kishim qenë më shumë se dosta, roli të vjen”.

Ky koment ishte i qartë dhe përmbante një kërkesë të papërshtatshme për të fituar rolin, bazuar në një marrëdhënie personale jashtë kushteve profesionale.

Gresa e ka shpjeguar se, pas këtij incidenti, ajo ka vendosur të ndërmarrë një hap të fuqishëm për të mbyllur çdo mundësi komunikimi me këtë individ.

“Ia kam bërë bllok atij personi dhe nuk kam pasur më kontakt me të”, tha Gresa, duke theksuar vendosmërinë e saj për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin personal.

Ky rrëfim tregon një problem të vazhdueshëm në industrinë e argëtimit, ku ndodhin shpesh raste të ngjashme, dhe është një kujtesë për të gjithë se secili ka të drejtën të respektohet dhe vlerësohet për talentin e tij, jo për pamjen apo marrëdhëniet personale që mund të krijohen me individë të caktuar.

Gresa ka treguar një qëndrim të fortë dhe ka ndihmuar në ngritjen e vetëdijes për këto lloj situatash, duke inkurajuar të tjerët që të qëndrojnë të fortë dhe të mos lejojnë shfrytëzime të këtilla. /Telegrafi/

Exit mobile version