Sot, Gresa ka pasur një bisedë interesante me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, ku shprehu mendimin e saj për kalimin e kohës brenda Big Brother.
Ajo tha se dita po kalon shumë shpejt dhe se po e shijon kohën aty.
Gresa e kundërshtoi mendimin e disa ish-konkurrentëve, duke deklaruar me bindje se ata që kanë thënë se dita në Big Brother zgjat tri javë, e kanë pasur shumë gabim.
“Dita po më shkon shumë shpejt, sa shpejt është bërë mbrëmje” tha ajo, duke e shoqëruar këtë mendim me një buzëqeshje optimiste.
“Krejt u kënaqa” – U shprej më tutje aktorja.
Me këtë reflektim, mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë rrugëtimi i Gresës në ditët në vijim.
A do të vazhdojë ajo të gëzojë momente pozitive, apo do të përballet me sfida të reja?
Shikuesit presin për të zbuluar se si do të zhvillohen ngjarjet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/