Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa në një bisedë që kishte me Vedatin dhe Artanin, ka zbuluar detaje nga flirtimi që pati ndodhur në mes të saj dhe ikonës së futbollit brazilian, Ronaldo Nazarios.
Gresa ka thënë se futbollisti nuk ishte në shijet e saj, ndërsa ka treguar se në gjendje të dehur kishte debatuar me të.
“Jam përlarë me Ronaldon, i kam thënë gjithçka sepse më ka ngucur. Isha pak e dehur, kemi qenë në grup dhe më pati frikësuar pak”, ka thënë Gresa pos tjerash.
Gresa derisa ishte duke folur për yjet e futbollit që i ka njohur prej afër, ajo ka përmendur edhe legjendën italiane, Marco Borriello.
Siç duket futbollistët nuk janë në shijet e Gresës, pasi që njëjtë si Ronaldo Nazario, as Marco Borriello nuk i ka lënë përshtypje të mirë bukuroshes.
Madje, Gresa ka thënë se Borriello ka mungesë të theksuar edukate.
“Me Marco Borriello për pak kemi qenë duke u rrokë sepse është shumë i paedukuar. Rrijmë në Ibiza, takohemi atje në restorante dhe villa”, ka thënë ajo pos tjerash.