Telegrafi

Gresa Hoti në një lidhje dashurie?

Modelja e njohur, Gresa Hoti, e cila ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka qëndruar shpesh në Kosovë gjatë periudhave të shkurtra pas përfundimit të spektaklit.

Në atë kohë, u përfol për një lidhje të mundshme me këngëtarin Liri Tahiri, por kjo thashethem nuk u konfirmua nga asnjëra palë.

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Së fundmi, Gresa ka shprehur mbështetje për Lirin duke shpërndarë këngën e tij më të re në InstaStory.

Për më tepër, një video që qarkullon në internet tregon dyshen duke u parë së bashku dhe duke mbajtur duar, duke nxitur spekulime të reja rreth marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/