Banorja e Big Brother VIP, Gresa Hoti, si rrallëherë ka folur për jetën e saj private brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Në një bisedë me banorët e tjera, ajo ka treguar për dashurinë e parë duke thënë se ishte me profesion futbollist.
Modelja e njohur theksoi se ka qenë shumë xheloz dhe se ka shikuar çdo ndeshje të tij.
“Dashuria e parë që e kam pasur ka qenë futbollist, krejt e para, shumë ka qenë xheloz, në të gjitha ndeshjet kam shkuar që ta shikoj vetëm unë dhe babai i tij”, u shpreh Hoti.
“Shumë mirë ka luajtur, nuk e di më nuk kam pasur kontakte. Ka qenë shumë serioz. Kemi qenë të vegjël. Gjithë jam veshur me triko të gjera, xhinse. Gjithë kam qenë argëtuese”, vazhdoi më tej ajo.
Ajo tani po flitet për një lidhje dashurie brenda BBVK-së me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Andi Artanin.
Megjithatë, Gresa thotë se akoma nuk janë çift por që ka një pëlqim kundrejt tij. /Telegrafi/