Në një moment relaksi në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP, Gresa ka bërë një deklaratë që ka shkaktuar të qeshura dhe habi mes banorëve.
Atmosfera ishte e qetë deri në momentin kur ajo, me humorin e saj karakteristik, bëri një koment që nuk kaloi pa u vënë re.
Teksa bisedonte me banorët, Gresa tha me shaka: “Unë s’kisha pritë kaq gjatë – unë krejt gjërat për ngut i kam, tash isha kan shtatzënë”, duke lënë të kuptohet se, nëse do të kishte një të dashur brenda shtëpisë, tashmë mund të ishte në pritje të ëmbël.
Kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura mes banorëve, të cilët nisën ta ngacmonin Gresën për humorin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit të saj. Atmosfera u kthye shpejt në një moment argëtimi, ku banorët vazhduan të bisedonin dhe të qeshnin me komentet që pasuan.
Gresa, e njohur për natyrën e saj spontane dhe të sinqertë, ka sjellë edhe një herë një moment që thekson rëndësinë e humorit dhe të relaksit brenda një ambienti të mbushur me presion dhe tension si ai i Big Brother VIP.
Publiku tashmë pret me kuriozitet çfarë surprizash dhe batutash të tjera do të sjellë Gresa gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. /Telegrafi/