Në natën e sotme Prime në Big Brother VIP ka pasur një debat edhe mes reperit Stresi dhe modeles Gresa Hoti.
Kjo e fundit e ka akuzuar artistin shqiptar për sjelljen brenda këtij reality show, gjersa shtoi se ndihet ‘me fat që është larguar nga ai’.
Ajo tha më tej se Stresi po ashtu është munduar t’ia përmirësojë raportet e saj me Andin.
“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet”, u shpreh Gresa.
“Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falë”, shtoi bukuroshja shqiptare.
E njëjta ditë më parë ka qenë në darkë romantike me Stresin, ku edhe kanë folur për shumë gjëra.
Këngëtari mes tjerash ditë më parë në BBVK bëri edhe një deklaratë, ku tha se në këtë mënyrë po tenton të rikthehet me ish-gruan e tij, Keisin. /Telegrafi/